informacion media artizanat anetaret home

SHGPA - Anetaret                                                                                           

Grafiku i anetareve sipas rretheve

 

Kruje

 

DËSHIRA MAJA

 

Prodhim qilimash, sixhade, rrugica, velenxa
Pazari i Vjetër, Derexhi
Krujë
Cel: 06922247053

  • Data e fillimit të aktivitetit: 1998
  • Statusi juridik: Person Fizik
  • Tregu:Krujë, Tiranë
  • Aktiviteti: Njësia e prodhimit dhe tregëtimit të qilimave është e lokalizuar në rrugicën karakteristike të Krujës. Lokalizimi i biznesit në këtë vënd i jep mundësi që blerësit kryesor të jenë të huaj, por të shumtë janë dhe ata vëndas. Firma prodhon qilima dhe me porosi, ato mund ti gjesh dhe në Tiranë në dyqanet që shesin suvenire. Firma merrë pjesë gjithmonë në panairet e ndryshme të zhvilluar në Tiranë. Nëpërmjet këtyre panaireve ajo është promovuar mjaft mirë dhe e kazgjeruar rrjetin e pikave të shitjes. Dëshira sëbashku me tezgjapunuese të tjera jo vetëm ruajnë traditën e zonës, por e zhvillojnë atë më tej. Modelet e tyre janë mjaft të bukura dhe të mbeshtetura në tabanin kombëtar.   
  • E ardhmja e biznesit: zgjerim

Titulli:     Presidente e kompanisë

Hobi:               Familja

 

MIRELA HERRI

 

Qëndistari dhe konfeksione për gra“Keli”
Lagja Perlat, Kalaja
Krujë
Tel: 00355 511 4694
Cel: 0692713460

  • Data e fillimit të aktivitetit: 2003
  • Statusi juridik: Sh.P.K.
  • Tregu: Krujë
  • Aktiviteti:Firma tregëton produkte karakteristike qëndistarie. Ajo është e lokalizuar në rrugen e Kalasë dhe blerësit e saj janë të shumtë. Ata janë te huaj dhe Shqiptarë. Megjithëse aktiviteti ka vetëm tre vjet ai është rritur nga viti në vit. Qëndisjet Shqiptare pëlqehen mjaft, sepse jane qëndisje me punë dore. Konfeksionet qe tregëtohen janë mjaft të veçanta dhe të zbukuruara me temina.  
  • E ardhmja e biznesit: zgjerim

 

MIMOZA BERHANA

 

Prodhim dhe tregtim artizanati, Suvenir “Berhana”
Pazari i Vjetër
Krujë
Tel: 00355 511 5060
Cel: 0692280282

  • Data e fillimit të aktivitetit: 1997
  • Statusi juridik: Person Fizik
  • Tregu: Krujë
  • Aktiviteti:Suvenir Berhana e zhvillon aktivitetin ne një rrugë mjaft të rendesishme e karakteristike të Krujës. Ky është vendi më i përshtatshëm për të zhvilluar biznesin e suvenireve. Në ambjentet e dyqanit mund të gjesh suvenire që shprehi traditat, historinë, zakonet e popullit Shqiptar. Bleresit e janë te huaj, vendas dhe emigrante shqiptarë të cilët pëlqejne antikuaret e suveniret.  
  • E ardhmja e biznesit: zgjerim

Titulli:     Presidente e kompanisë

Hobi:               Tradita, noti

 

EDLIRA DEDJA

 

Bar-Restorant  “Deal”
Rruga e vjetër te Kalaja,
Krujë
Tel: 00355 511 3244

  • Data e fillimit të aktivitetit: 2003
  • Statusi juridik: Sh.P.K.
  • Tregu: Krujë
  • Aktiviteti: te Bar-Restoranti Deal mund tëgjeni ushqim të freskët, cilësor dhe të shumëllojshëm. Vizitorët e shumtë nuk largohen nga Kruja pa ndalur te ky bar-restorant për tu shlodhur. Pamja e tij është fantastike, të shlodh mëndjen e sytë. Edlira ka punuar për një kohë në emigracion dhe morri kurajon të kthehet në Shqipëri dhe të hap këtë aktivitet. Ajo zbatoi eksperinecën e fituar jashtë, gatimet dhe shërbimin e përkryer.   
  • E ardhmja e biznesit: zgjerim

Titulli:     Presidente e kompanisë

Hobi:       Guzhina tradicionale e kombinuar ne atë botërore