SHGPA - Shoqata e Grave Profesioniste dhe Afariste
Të nderuar lexues dhe përdorues 
Websiti i ri, i mundesuar nga puna e palodhur e stafit te SIFE UT, eshte 200% me i perditesuar se i meparshmi. Për SHGPA është një mjet shume informues per ata qe duan ta njohin e te bashkepunojne me ne. Sigurisht ne edhe ne kete moment qe po ju shkruajme kemi mjaft informacion te ri, qe tregon vitalitetin e bashkesise sone e cila sa vjen e behet pjese e zhvillimit social ekonomik te shoqerise sone qe pergatitet per hyrje ne Evrope me te gjitha parametrat demokratik te te qenit evropian.
Tashmë është siguruar një bashkërendim forcash, mjetesh, vizionesh mjaft i frytshëm. Energjitë rrezatuese të grave biznesmene sa vijnë e po grumbullohen në dobi të rritjes ekonomike, të rritjes së nivelit prezantues të biznesit, si dhe në dobi të zhvillimit e përparimit të femrës shqiptare në ekonomi, si sipërmarrëse a menaxhere, por dhe në shoqëri e në çdo përfshirje tjetër të dobishme në ingranazhet e jetës shoqërore.
Duke besuar në vlerat social-ekonomike te sipërmarrësve shqiptare dhe me shpresën se do të vlejë sadopak në përdorimin si mjet informacioni, studimi a përdorimi tjetër të dobishëm funksional, e ndjej për detyrë të falenderoj të gjithë stafin e Shoqatës së Grave Profesioniste dhe Afariste dhe atë të SIFE UT qe ndihmuan për përgatitjen dhe publikimin e ketij siti kohor.
Me shume dashuri
FLUTURA XHABIJA
Kryetare e SHGPA